E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron fitoren e të djathtës në Portugali dhe Maqedoni

07-06-2011 / Gazeta 55

Në mbledhjen javore të grupit parlamentar demokrat, kryeministri Sali Berisha uroi fitoren e të djathtës në Portugali dhe Maqedoni. Sipas Berishës fitorja e të djathtëve në Portugali dhe Maqedoni ka ngjallur entuziazëm edhe në Partinë Demokratike që qeveris vendin në Shqipëri. Berisha tha se partia fituese e zgjedhjeve në Portugali, është një aleate e Partisë Demokratike në Shqipëri.
“Kam një përshëndetje për Partinë Socialdemokrate portugeze, e cila ka një ndryshim si nata me ditën me socialdemokratët shqiptarë apo socialistët shqiptarë. Ajo, është parti e grupimit të qendrës së djathtë Evropiane, parti që fitoi bindshëm zgjedhjet e djeshme  parlamentare. Kjo parti është një aleate e çmuar e Partisë Demokratike, një aleate e ngushtë e 15 viteve të fundit, përfaqësuesit e saj kanë qenë ndër avokatët më të shkëlqyer të Partisë Demokratike dhe reformave të kësaj mazhorance. Natyrisht, unë përshëndetjen jua dhashë mbrëmë sapo dolën rezultatet e para, por mendova ta bëj dhe publikisht këtu dhe për ne ky është një lajm shumë i gëzuar, jo vetëm  për Portugalinë, por për mbarë qendrën e djathtë Evropiane, zgjedhësit dhe qytetarët e Portugalisë, situatën kritike të krijuar nga qeveria e mëparshme socialiste, ata ia besuan për ta zgjidhur qendrës së djathtë portugeze, kryeministrit të ardhshëm Pedro Pasos Coelho. Dua të përshëndes fitoren e Nikolla Gruevskit VMRO- DPMNE  në Maqedoni. VMRO- DPMNE  është një parti e qendrës së djathtë dhe që ka marrëdhënie të shkëlqyera me Partinë Demokratike. Përshëndes forcat  politike shqiptare, të cilat hynë në këto zgjedhje me një  akord të përbashkët për një kod sjellje”, tha kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›