E Diel, 1 Nëntor 2026

Hita letër të ndjerë policëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm! Pas çdo uniforme qëndron një njeri, një prind që familjarët e presin me shqetësim në shtëpi

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u është drejtuar me një letër të hapur punonjësve të Policisë së Shtetit, pas shtatë ditësh përballjeje me tensione dhe akte dhune gjatë protestave.

Në mesazhin e tij, Hita shpreh mirënjohjen, respektin dhe mbështetjen për efektivët, duke theksuar se shumë prej tyre janë lënduar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai vë në dukje edhe dimensionin njerëzor të punonjësve të policisë, duke kujtuar se pas çdo uniforme qëndron një njeri, një prind, një bashkëshort, një bir apo një bijë, që familjarët e presin me shqetësim në shtëpi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›