Hitchcock me vrasjen e përsosur
Një rast i vërtetë vrasjeje frymëzoi regjisorin Alfred Hitchcock që realizojë në vitin 1948 filmin Litari. Dy djem, aventurierë intelektualë, mbysin shokun e klasës dhe pas kësaj mbajnë një festë për familjen dhe miqtë e viktimës.
Si tryezë festive shërben një sënduk në të cilin është vendosur trupi i pajetë i të ndjerit. Biseda e mbrëmjes vërtitet rrotull vrasjes së përsosur. Interpretojnë: James Stewart, John Dall, Farley Granger, Sir Cedric Hardwicke.
Si vepër e një klasiku të kinemasë, ajo mund të shfaqet vetëm në mjediset universitare. Sonte te Marubi, ora 19.00. Zgjat 80 min.
Nesër vazhdojnë projeksionet nga regjisori Alejandro Amenabar. Është Tesis, 1996, 126 min.