E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të ulen tensionet ndëretnike

Selia e Partisë Socialiste

Partia Socialiste duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës ka bërë thirrje për uljen e tensioneve ndëretnike. PS gjithashtu i ka kërkuar Serbisë të heq dorë nga praktikat e së kaluarës.

Bastisjet e arrestimet e shqiptarëve në afërsi të Bujanovcit dhe proceset e montuara polikisht, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve në atmosferën e frikës, panikut e presioneve, vënë në diskutim standardet demokratike ndërkombëtare për respektimin e të drejtave të njeriut të detyrueshme për çdo vend, thuhet në reagimin e PS-së.

Opozita shqiptare nga ana tjetër ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për faktorin politik shqiptar në përpjekjet e tij për përballimin me maturi e pjekuri të provokimeve dhe të tentativave për zbrazjen e Luginës së Preshevës nga shqiptarët. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›