Hitleri ne Tirane dy vellime te reja per diktatorin

“Pylli norvegjez”, romani i japonezit Haruki Murakami vjen në shqip. I botuar këtë javë për lexuesin shqiptar, ky roman elegjik është një përzierje e muzikës emocionuese të viteve 60-të dhe udhëtimeve romantike të një studenti të dashuruar. Ai është një djalë i ri i cili i është kushtuar tërësisht një vajze të bukur por shumë melankolike në Tokio.
Rrjedha e ndjenjave të tyre humbet drejtimin nga vdekja tragjike e shokut të ngushtë. Haruki Murakami është një autorët më të njohur të letërsisë së sotme në Japoni, i përkthyer në të gjithë botën.Nga Joakim Von Ribentrop këtë javë vjen një libër me kujtime mbi planet e Hitlerit për Ballkanin. Një tjetër libër mbi këtë personazh titullohet “Hitleri dhe Hebrejtë” dhe mban firmën Filipe Burrin. “Historia e Benit” vjen në shqip nga Kris Oiler, ndërsa një përmbledhje me tregime në stendën e librave të rinj nga autori Fron Nahzi titullohet “Midis Bronksit dhe Ballkanit”.
Në letërsinë shqiptare rikthehet Bardhyl Londo me librin “Tempulli brenda dhe jashtë”, Gëzim Zilla ka botuar tregime me titull “Cështje familjare” .
Aurela Papadhima