8 maji mberrijne 13 vezhguesit e pare te OSBE-se

Mbërrijnë 13 vëzhguesit e parë afatgjatë të OSBE- ODIHR, për zgjedhjet e 8 majit. Bëhet e ditur se prezantimi publik i tyre do të bëhet të martën nga kreu i misionit vëzhgues, Xhonatan Stonstrit (Johnatan Stonestreet), në një konferencë për shtyp. Më pas Stonstrit do të takohet edhe me liderët politikë shqiptar.
Në përbërje të misionit do të jenë gjithsej 50 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të monitorojnë ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Ndërkohë 450 vëzhgues do të jenë afatshkurtër që do të monitorojnë vetëm procesin zgjedhor. OSBE dërgon në këtë zgjedhje misionin me numër më të madh vëzhguesit, duke i dhënë një rëndësi të vecantë këtyre zgjedhjeve lokale.
Anisa Braho