Drogba dëshiron të mbetet në Chelsea

Didier Drogba ka ritheksuar dëshirën e tij të mbetet në Chelsea për “sa më gjatë që është e mundur” pas fitores ndaj Napolit të mërkurën dhe kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse 34 vjeç, Drogba dëshmoi rëndësinë e tij për gjigantin londinez duke realizuar në fitoren 4-1 në Stamford Bridge. Por, ai do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës. Por, Drogba është shprehur i gatshëm të qëndrojë në klub.
“Nuk jam mjeshtër i fatit tim por do të qëndroj për sa më gjatë që është e mundur” deklaroi ai për Canal+.