E Diel, 1 Nëntor 2026

Hitleri, ylli i shampove për burra

Një kompani shamposh turke ka përdorur si figurën ideale mashkullore për të promovuar produktin e tyre të ri, një shampo meshkujsh, Adolf Hitlerin. Aktivistët e antisemitizmit e kanë cilësuar këtë reklamë si një marketing të mjerueshëm. Reklama 12-sekondëshe e shampos Biomen e tregon liderin nazist duke gjestikuluar egërsisht gjatë një fjalimi, përpara se zëri i reklamës tu kërkojë blerësve të zgjedhin shampon 100 për qind mashkullore. Nën pamjet e Hitlerit i cili mban një fjalim të epokës së luftës, video është e titruar me gjoja përkthimin: Nëse nuk keni një fustan grash, nuk duhet as të përdorni shampon e tyre. Ja ku është një shampo e vërtetë meshkujsh, Biomen. Organizatat e hebrenjve dhe grupet e antisemitizmit i kanë kërkuar firmës turke Biofirm, ta tërheqë këtë reklamë, por deri tani kompania ka refuzuar tërheqjen e saj nga qarkullimi, ku u hodh vetëm një javë më parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›