Madona në Twitter: Drogë sdo përdorja kurrë

Pjese nga komunikimi i Madones me fansat e saj
NEW YORK – Madona përdor Twitter, por vetëm për një ditë. Ylli i shumë hiteve botërore i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga fansat e saj, me rastin e daljes së albumit më të ri në treg, MDNA.
Mbretëresha e popit mes tjerash ka ftuar zyrtarisht regjisorin Quentin Tarantino për të xhiruar videon e saj më të re të këngës, Gang Bang, duke propozuar që të realizojnë së bashku një video e cila mund të merret si realizimi i Kill Bill 3.
Jam mirë në përdorimin e armëve dhe di artet marciale- ka shkruar Madona.
Një gjë të cilën nuk do ta bënit kurrë? Të përdor drogë, është përgjigjur ajo. Një gjë e cila ju bën të mos e kontrolloni veten? Ajo përgjigjet; Vëmendja e theksuar ndaj detajeve.
Gjatë bashkëbisedimit të saj me fansat, Madona ka duartrokitur edhe përpjekjet e koleges së saj, Lady Gaga në mbështetje të komunitetit homoseksual.