E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiq nuk do të ketë takim me Thaçin

Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadiq nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor. Kabineti i presidentit serb ka përgënjeshtruar lajmin duke nënvizuar se nuk do të ketë asnjë lloj takimi.

“Përjashtohet çdo mundësi që presidentit Tadiq të takojë Thaçin”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë, ka thënë se nuk është kundër një takimi të tillë, të nivelit shtetëror.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›