E Diel, 1 Nëntor 2026

Hivzi Muharremi, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Pejës

Të mërkurën, me 4 shtator, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë mbajti konferencë për media duke publikuar kështu rezultatin e zgjedhjeve të brendshme që janë mbajtur në këtë qendër “Nga procesi i numërimit të votave, rezulton se 97% e anëtarëve të 34 pikave të Vetëvendosjes në Pejë kanë votuar për kandidatin, Prof. Dr. Hivzi Muharremi”, tha përfaqësuesja e Komisionit Zgjedhor ad hoc të Qendrës, Shkëndije Haliti.

Dr. Hivzi Muharremi para të pranishmëve tha se angazhimi i tij do të jetë i përqendruar në zbatimin konkret të parimeve dhe synimeve që burojnë nga programi politik dhe Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosjes.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se përmes zgjedhjeve të brendshme kemi dëshmuar se jemi subjekti më politik, më i organizuar, më transparent, si dhe më demokratik në Kosovë dhe më gjerë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›