E Diel, 1 Nëntor 2026

MTI merr masa adekuate ndaj Maqedonisë për bllokadën e grurit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të marrjes së masave adekuate ndaj bllokadës së grurit nga Qeveria Maqedonase ka marrë vendim për bllokimin e produkteve si:

Kapitulli 19: Përgatitjet prej drithërave, të miellit, niseshtës apo qumështit; produktet e pastiçerisë apo prej brumërave

Kapitulli 20:Përgatitje prej zarzavateve, frutave apo pjesëve të tjera të bimëve

Kapitulli 22: Pijet, alkoolet dhe uthulla

Kapitulli 24:Duhani dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit

Është viti i tretë me radhë që Qeveria e Maqedonisë bllokon miellin dhe grurin e Kosovës, e cila është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTAs. Përkundër premtimeve që një vendim i tillë do të shfuqizohet me datë 2 Shtator, vendimi për grurë mbeti ende i plotfuqishëm, ndërsa ai i miellit u shfuqizua sipas premtimeve të bëra më herët. Qeveria e Kosovës nuk mund të lejoj një bllokadë të tillë dhe si masë adekuate ndaj vendimit të tyre nga dita e sotme bllokon produktete lartcekura.

"Bllokada do të vlejë deri në shfuqizimin e vendimit të grurit nga pala Maqedonase.Vendimi hyn në fuqi me datë 5 shtator nga ora 00:00. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar të mbroj prodhuesit vendor dhe do të veproj në mënyrë pro-aktive dhe reagim të menjëhershëm sa herë që padrejtësisht ndaloheeksportimi i produkteve Kosovare" ,thuhet në komunikatën e MTI-së./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›