E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, "jo" Interit për Drogba

Interi ka tentuar zyrtarisht të blejë Didier Drogba nga Çelsi, por drejtuesit e klubit londinez e refuzuan shifrën e ofruar. Një prej menaxherëve të lojtarit nga Bregu i Fildishtë zbuloi prapaskenat e bisedimeve dhe se zikaltërit u paraqitën në bisedime me një çek me vlerë 20 milionë euro. Të njëjtën shifër e ofroi edhe Mançester Siti. Thierno Sejdi tha: "U interesuan këto dy skuadra, Didier ishte gati të largohej, por klubi tha ‘jo‘". Rreth konfliktit të sulmuesit me Skolarin, ai shpjegoi: "Ishin probleme mes dy njerëzve, që nuk mund të punonin së bashku. Në fund, Çelsi vendosi ta largonte Skolarin".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›