E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodgson ia hap dyert Owenit

Menaxheri i Anglisë, Roy Hodgson ia ka hapur dyert Michael Owenit për t’u rikthyer në Kombëtare pas katër vjetësh mungese.

32 vjeçari ka realizuar 40 gola nga 89 paraqitje me ‘Tre Luanët’, por paraqitja e tij e fundit daton në mars të vitit 2008 ndaj Francës.

“Çdo lojtar, qoftë ai Michael Owen apo dikush tjetër, që shënon gola dhe luan mirë në Premierligë çdo javë, do të jetë i vëzhguar nga ne. Do t’i shikojmë të gjithë lojtarët. Unë e pëlqej Michaelin. Si çdo tifoz, edhe unë e admiroj atë që ka bërë ai në të kaluarën. Tash, shpresojmë që ta kemi rastin ta shohim Oëenin më të mirë”, deklaroi selektori Hodgson, të cilit i mungon Wayne Rooney.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›