E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodgson, menaxher i ri i Liverpoolit

Roy Hodgson pritet të emërohet menaxheri i ri i Liverpoolit të enjten, ka njoftuar BBC Sport.

Dy javë më parë klubi nga Anfield Road mori leje nga rivali i Premierligës Fulham për të biseduar me 62 vjeqarin.

Hodgson spekulohej se mund të merr postin e Anglisë pas eliminimit turpërues të ekipit nga Kampionati botëror por Liverpool reagoi shpejt.

Anglezi do ta zëvendëson Rafael Benitezin në bankinën e gjigantit nga Anfield Road pasi spanjolli u largua nga klubi në fillim të qershorit.

“Hodgson ka qenë gjithmonë objektivi kryesor për pasardhës të Benitezit”, tha Ian Dennis, reporter i BBC Radio 5 Live.

“Pasi Fulham i dha leje Liverpoolit për të biseduar me Hodgsonin, ishte vetëm çështje kohe para se klubet të arrijnë marrëveshje kompensimi për kalimin e tij në Anfield”, shtoi ai.

Hodgson ka qenë në drejtim të Fulhamit nga dhjetor 2007.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›