Spanja gjen qetësinë në Paris

Kampionja e botës dhe Evropës në futboll, Spanja ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror. Spanja e ka mposhtur Francën në Paris në ndeshjen kryesore të grupit.
1 me 0 ishte rezultati i fitores së Spanjës. Një gol i Pedros i shënuar në minutën e e 58 pas një asisti nga Monreal, ishte vendimtar në fitoren e Spanjës.
Pas kësaj fitoreje Spnja tani është lidere e grupit me 11 pikë, 1 më shumë së Franca që zbret në vendin e dytë./Indeksonline/