Lirohen tre nga kater te arrestuarit per trafik femrash

TIRAN - Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet me kerkese te institucionit te akuzes vendosi lirimin e tre te fierakeve te dyshuar per akuzen e trafikut te femrave duke mbajtur ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg vetem te dyshuarin Mikel Ferko. Ky i fundit sipas Prokurorise per Krime te Renda dyshohet se eshte personi i vetem i perfshire ne rekrutimin dhe me pas trafikimin e femrave per qellim shfrytezimin e tyre per prostitucion.
Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda gjyqtari Gurali Brahimllari urdheroi lirimin e menjehershem nga qelia e tre te arrestuarve Martin Osmeni Virjon Menaj dhe Arben Veizi 30 dite me pare nga policia e Fierit - thuhet nga burimet zyrtare te togave te zeza.
Shkak per lirimin e tyre sipas kerkeses se prokurorise eshte bere fakti se ndaj tre te dyshuarve nuk ekziston ndonje element i vepres penale te trafikut te femrave. Kjo eshte provuar edhe nga deshmite e vajzes me inicialet M.D. e cila eshte ndaluar se bashku me shtetasin Mikel Ferko teksa po tentonin te kalonin piken e kalimit kufitar te Kakavijes drejt Greqise. Ka qene deshmia e saj dhe e vajzave te gjetur ne banesat e tyre qe kane lehtesuar pozitat e tre te liruarve te djeshem.
Nderkohe nga ana tjeter prokurori kerkoi izolimin ne qeli te Ferkos pasi u arrestua me
13 mars 2011 ne pike-kalimin kufitar te Kakavijes duke tentuar te kalonte ne Greqi se bashku me vajzen M.D. e cila ka rrefyer ne polici se po trafikohej nga i dyshuari Ferko. Nderkaq me 16 mars 2011 ishte Gjykata e Fierit e cila me kerkese te prokurorise pat izoluar te kater te rinjte ne qeli nen masat e sigurise arrest me burg masa keto qe iu ndryshuan nga Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet.