E Diel, 1 Nëntor 2026

Hodo:Do mbështesim kauzën e transparencës së zgjedhjeve

Kryetarët e Partisë Socialiste në mbarë Shqipërinë kanë dalë në një qëndrim unik pas akuzave të mazhorancës në Parlament mbi përcarje brenda llojit. Pas një takimi me kryetarin Edi Rama, kryetari Partisë Socialistë të Beratit, Selman Hodo ka deklaruar në emër të gjithë degëve të opozitës se do të mbështesin deri në fund kauzën e transparencës së zgjedhjeve.
Socialistët e Shqipërisë kanë dalë në një konkluzion se vota nuk është numëruar si duhet dhe në vendin ku është votuar. Madje kryetarët socialistë të rretheve sipas zotit Hodo kanë shprehur vendosmërinë e tyre në plotësinë e hetimit ose largimin e qeverisë aktuale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›