Zbulohet një tjetër krim, pengëmarrësi Romeo Leka ka kryer vrasje në Greqi
Skedës të veprave kriminale të Romeo Lekës përveç grabitjve trafikut të lëndëve narkotike, apo së fundmi edhe një pengmarrje tashmë do i shtohet edhe një vrasje.
Burime nga policia bënë të ditur se nga hetimet dhe verifikimit ka rezultuar se Romeo Leka, protagonisti i grabitjes së bankës dhe pengmarrjes së 19-vjeçares Lori Hatellari ka vrarë në Athinë 21-vjeçarin Renato Krasniqi.
Ngjarja ka ndodhur në datën 9 mars të këtij viti ku sipas burimeve pas një grindje me bashkëatdhetarin Leka e ka qëlluar për vdekje në sytë e motrës. Pas këtij krimi ai është rikthyer sërisht në Shqipëri për të shënuar një seri vjedhjesh dhe grabitjesh deri në pengmarrje.