E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoffenheim kërkon Cacaun

Hoffenheim është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Stuttgartit, Cacau gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive gjermane Kicker.

Trajneri Ralk Rangnick thuhet se ka identifikuar 29 vjeçarin Cacau si objektivin kryesor për sezonin e ardhshëm.

Cacau ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë të Stuttgartit këtë sezon dhe tashmë ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane. Mirëpo, besohet se ai preferon të mbetet në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›