E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte svendos dot per Kumbaron

Mungesa e Anetareve dhe numri i barabarte i atyre te pranishem bllokon shqyrtimin e mases se arrestit


Per te akuzuarin per rrembimin e Remzi Hoxhes deshton per here te dyte marrja e vendimit


TIRAN- Per te dyten here brenda dy muajve Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte nuk munden te shqyrtojne kerkesen e te pandehurit Ilir Kumbaro qe kerkon shuarjen e mases se sigurise arrest me burg dhene ne mungese nga i njejti trup gjykues qe po shqyrton dosjen e rrembimit te Remzi Hoxhes ku ai eshte i pandehur bashke me dy persona te tjere.


Shkak per pamundesine e shqyrtimit te kerkeses se Kumbaros eshte bere mungesa e numrit te nevojshem te gjyqtareve ne Gjykaten e Larte per tu shprehur per ceshtjen e te pandehurit Kumbaro.


Masen e sigurise se dhene vitin e kaluar nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda me 15 dhjetor 2009 dhe e konfirmuar nga Apeli me 5 janar 2010 e ka kundershtuar prane Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte mbrotjesi i Kumbaros Vojo Bregu. Ai kerkon rrezimin e vendimit te caktimit te mases se sigurise te Gjykates se Krimeve te Renda te vitit 2009.


Sipas kerkeses se mbrojtjes prokurori nuk mund te kerkoje caktimin e mases se sigurise ndaj te pandehurit Kumbaro ne kohen kur dosja ndodhet ne gjykim dhe ne fazen hetimore ndaj tij nuk ka pasur mase sigurie. Pervec kesaj kerkese avokati pretendon se trupi gjykues qe po gjykon ceshtjen e themelit duhet te jape doreheqje duke e konsideruar ceshtjen te paragjykuar sipas tij ne caktimin e mases se sigurise arrest me burg. Te dy keto kerkesa prokurori Artur Selmani i kundershtoi duke i cilesuar si te pa argumentuara.


Gjykata e Larte


Dje Anetaret e Kolegjeve te Bashkuara u mblodhen per kete ceshtje por pasi degjuan pretendimet e paleve nuk munden te shpreheshin me vendim. Kjo pasi nga 17 anetare qe duhej te ishin te pranishem u mblodhen vetem 12. Aktualisht Gjykata e Larte ka 14 anetare nder te cilet dy prej tyre nuk mund te merrnin pjese ne ceshtje pasi jane shprehur per ceshtjen ne fjale nje here me pare.


Ndersa qe nga korriku i viti te kaluar prane kesaj gjykate jane tre vende vakante. Per keto vende Presidenti ka dekretuar emrat e tre kandidateve qe ne shtator dhe ata jane gjyqtaret Edmond Islamaj Shkelzen Selimi dhe Manjola Bejleri.


Por votimi i tyre eshte bllokuar pasi grupi i Partise Demokratike ka dorezuar ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese duke i kerkuar ketij institucioni interpretimin e tre neneve qe kane te bejne me riperteritjen e mandatit te anetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese. Bazuar ne kete kerkese Kuvendi me shumice votash te mazhorances vendosi pezullimin e votimit te tre kandidateve per ne Gjykaten e Larte deri sa te shprehet Gjykata Kushtetuese.


Ligji per Gjykaten e Larte
Kolegjet e Bashkuara vendosin me jo me pak se 12 anetare


Ne baze te Nenit 16 te Ligjit Nr.8588 te dates 15 mars 2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise Kolegjet e Bashkuara gjykojne vetem kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte qe do te thote jo me pak se 12 anetare te saj-thuhet ne ligjin qe rregullon Kolegjet e Bashkuara. Por pavaresisht kesaj ata nuk mund te shprehen me vendim pasi vendimi do te prishej si i paragjykuar pasi numrat jane cift duhet te jene patjeter tek.


Akuza
Kumbaro rrembeu Remzi Hoxhen Kristopullin e Loshajn


Ilir Kumbaro akuzohet nga Prokuroria per Krime te Renda se ne bashkepunim me te pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi per rrembimin dhe torturimin te shtetasve Ziso Kristopuli Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 1995. Per keto veprime dhe akuza ceshtja penale ne ngarkim te tyre po shqyrtohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne kryeqytet.


2. Gjithashtu po dje filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin E. Hoxha 20 vjec lindur e banuese ne Tirane sepse dje rreth ores 17.00 ne Rrugen e Barrikadave eshte kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme e Komisariatit te Policise Nr.3 me nje doreze metalike te cilen e mbante pa leje e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.


Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Prodhimit dhe mbatjes pa leje te armeve te ftohta parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.


Arrestohen dy te kerkuar te denuar me disa muaj burg


Dy persona te shpallur ne kerkim nga policia e kryeqytetit ndersa ishin te denuar me nga tre dhe gjashte muaj burg per kundershtim te punonjesve te policise.


Albert Ducka vjec 21 nga Permeti banues ne Tirane ishte shpallur ne kerkim nga komisariati nr.2 ndersa u kap nga policia e komisariatit nr.6 ne banesen e tij. Menjehere pas ndalimit te tij Ducka iu dorezua efektiveve te komisariatit nr.2 te cilet e kishin ne listen e tyre te kerkimit. Me 1 nentor 2010 Ducka eshte denuar me 3 muaj burg nga gjykata e Tiranes per kundershtim te policise.


Efektivet e komisariatit nr.6 prej disa ditesh kishin informacion se i kerkuari ndodhej ne banese ku edhe u ndalua. Nderkaq nga strukturat e hetimit te krimit te komisariatit te Kamzes u ndalua Ervin Cani 21 vjec nga Kamza. I riu ishte i shpallur ne kerkim nga Policia e kryeqytetit pasi edhe ai gjithashtu ishte denuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranes me 26 nentor te vitit te kaluar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›