Holanda: Serbia duhet të përmbush kushtet për të hyrë në BE

Qeveria e Holandës pret mendimin e Komisonit Evropian mbi anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian para se të vendos se për anëtarësimin e Serbisë.
Në një deklaratë për shtyp, të Ministrisë së Jashtme të Holandës, në të cilin përshëndetet arrestimi i të kërkuarit për krime lufte, Goran Haxhiq theksohet edhe ky fakt. “Holanda do ta trajtojë Serbinë njësoj si çdo shtet tjeter, që dëshiron të hyjë në BE.
Kjo nënkupton se ajo duhet t`i përmbush kriteret në fushat si qeverisja e mirë, ekonomia dhe demokracia”, thuhet në njoftim.