Merdare radhe te gjata kamionesh
E dërguara jonë në pikën kufitare të Merdarës, Valdete Osmani, na njofton se radhë të gjata me kamionë serbë janë krijuar në zonën neutrale dhe nuk lejohen të kalojnë.
Teksa, autoritetet doganore kanë respektuar menjëherë vendimin qeveritar duke mos lejuar mallrat serbe të futen në Kosovë, shoferët e kamionëve me mallra po ankohen me arsyetimin se është dashur të lajmërohen më herët para se ta blejnë mallin. Tani këta kamionë që kanë mbetur në zonën neutrale të pikës kufitare në Merdarë nuk munden as të kthehen mbrapsht në shtetin serb dhe as të futën ne Kosovë, pasi malli i tyre është regjistruar se ka kaluar shtetin fqinjë.
Vlen të theksohet se teksa mallrat serbe nuk lejohen fare të futen në territorin kosovar për mallrat boshnjake është vendosur një taksë shtesë prej 10 % më shumë dhe pas kësaj pagese atyre ju lejohet hyrja në Kosovë.