E Diel, 1 Nëntor 2026

Sequi-Tartarzynska: Dialog mes palëve, për në BE

“Dëshiroj të kemi një proces të integrimit në BE dhe plotësimin e 12 prioriteteve, një proces që ka ecur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme”. Ky ka qënë mesazhi i dhënë ditën e sotme, ndërsa thirrjet e ndërkombëtarëve sjellin në vëmëndje se situata politike e konfliktuar mund të zgjidhet vetëm me anë të dialogut.

"Rruga drejt BE-së për Shqipërinë, duhet të jetë prioritet kombëtar". Ky ka qënë vlerësimi i dhënë nga ambasadorja polake në Shqipëri Irena Tatarzynska dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ndërsa vunë në dukje se plotësimi i 12 prioriteteve duhen plotësuar pa dhënë një datë për në BE.
 

“Kjo është një pyetje me vend. Shumë shpesh kur me pyesin, kjo është një pyetje e cila bëhet gjatë gjithë kohës. Pra si rezultat i bisedave te BE dhe Shqipërisë, Shqipërisë i janë dhënë 12 prioritete kyçe. Që të pergjigjesh ketyre 12 prioriteteve, është një punë e perbashkët dhe kolektive dhe nje punë e madhe. Procesi i interesit në BE, kërkon një devotshmëri” deklaroi ambasadorja polake.

Ndërkaq, në të njëjtën linjë qëndroi dhe ambasadori Sequi, i cili theksoi se kushtet për në BE, janë të njëjta për të gjithë vendet dhe se tashme ka ardhur koha qe te nise dialogu politik pa tensione.
"Shoh që kam parë polarizim, ajo që dëshirojë të shohë është që besimi të shkojë në rritje dhe polarizimi të shkojë në ulje dhe kjo sepse besoj se integrimi është një objekt ndërkombëtar për Shqipërinë. Vjet, komisioni ka nxjerrë raporin analitik dhe 12 prioritet kyce. Komisioni Europian po përgatit progres raportin dhe në 13 tetor do ti dorëzohet Ministrave të Jashtëm të BE-së. Pra progres raporti është ende duke u përgatiur. Progres raporti është një vlerësim serioz. Dëshiroj të shtoj se në historinë e BE-së, këto vlerësime janë marrë parasysh, përvec një rasti.”

“Qasja jonë përmblidhet në tre fjalë, në të cilën përshkruajnë Bashkimin Europian, një Europë në rrijte, një Europë e sigurtë dhe një Europë e hapur”. Kështu deklaroi ambasadorja polake në Shqipëri Irena Tatarzynska, e cila gjatë një konference për shtyp me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, prezantuan prioritet e presidencës Polake, gjatë gjashtë muajve në vazhdim. Gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së, vuri theksin tek niveli i pushtetit vendor.
 

“Është dhënë një rendësi, delegacioneve të BE-së dhe vende të ndryshme por dhe BE-së në nivel vendor. Megjithëse Presidenca e BE-së është më e rrallë në nivelin vendor, Presidenca e radhës dhe në Shqipëri e mban BE. Përsa i takon rolit të Presidencës ne nivel qëndror është që të shprehen të gjithë qëndrimet në këtë veprim”.

Ndërkaq, Tatarzynska, deklaroi më tej se zgjerimi i BE-së është në interesin e vendeve kandidate.
“Në datën 1 korrik, Polonia mori Presidencën e radhës në BE. Ne falenderojmë Hungarinë për këshillat që na ka dhënë gjatë gjysmës së parë të vitit dhe Danimarkën dhe Qipron, që do të bashkëpunojnë me treshen e Be-së, deri në fund të vitit 2012.
21 vjet më parë, me zgjedhjet e atij viti, ne i dhamë fund komunizimit. Ne perfaqësuam dhe restauruam lirinë duke u mobilizuar një ide e cila është solidariteti. ky solidaritet është shprehur, ku kemi lirinë, dinamizimin, gëzimin dhe vendosmerinë për të ecur perpara, për të pasur progres. Europa është një Europë e ebashkuar dhe kjo eshte nje histori optimiste per kontinentin tonë. Kjo është një histori optimizmi dhe një histori angazhimi dhe solidariteti dhe nuk ka pasur asgjë të përbashket me parë ndaj tani po krijon dhe probleme. Ne shumë shtete te BE, bordi publik është ende ne rritje, papanësia eshtë e lartë”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›