E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda fiton për veten dhe për Italinë...

 

"Tulipanët" kanë mundur Rumaninë, duke marrë fitoren e tretë, që ka sjellë gjithashtu edhe kualifikimin e "axurrëve"

Të ndihmuar edhe nga fitorja e Holëndës me Rumaninë, kampionët e botës janë kualifikuar për në turin çerekfinal të Euro 2008-ës. Italia ka fituar 2-0 me Francën dhe është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, duke parakaluar Rumaninë. Minuta e 25-të ishte vendimtare në ndeshjen mes Italisë dhe Francës. Erik Abidal ka ndërhyrë në mënyrë të parregullt brenda zonës ndaj Luka Tonit dhe, duke qenë lojtari i fundit, është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Ljubos Mishel. 11-metërshi është ekzekutuar saktë nga Andrea Pirlo dhe më pas Italia ka marrë në dorë "frenat" e lojës, pavarësisht pëprjekjeve të francezëve. Këta të fundit kanë pasur kundër edhe fatin, pasi lojtari i tyre më i mirë, Frank Riberi, është dëmtuar në fillim të ndeshjes dhe është zëvendësuar. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Luka Toni, ka pasur edhe disa mundësi të mira për shënim, por nuk ka arritur ta gjejë kuadratin. Goli i dytë për italianët është shënuar në minutën e 62-të, me autor De Rosin, gjuatja e të cilit është devijuar nga Henri. Pjesa e mbetur e ndeshjes ka folur më shumë për italianët, por edhe francezët janë përpjekur për të bërë diçka. Benzema ka qenë farë pranë golit, por portieri Bufon ka pritur në mënyrë të shkëlqyer. Italia regjistron fitoren e parë në grup dhe shkon në çerekfinale, ku do të gjejë Spanjën. "Axurrët" e kanë bërë mirë detyrën, por gjithçka do të ishte e pavlefshme, nëse Rumania do të kishte fituar me Holandën. Skuadra e Van Bastenit ka qenë serioze në fushë, ndonëse jo me agresivitetin e 2 ndeshjeve të para. Golat e Huntelarit dhe Van Persit në pjesën e dytë, i kanë dhuruar fitoren e 3-të Holandës, që ka marrë pikët e plota, duke merituar vendin e parë në Grupin C. Kundërshtari i saj në çerekfinale do të mësohet nga ndeshja e sotme midis Rusisë dhe Suedisë. Kësaj të fundit i mjafton edhe barazimi për të kaluar grupin. Sfida Spanjë-Itali parashikohet të jetë mjaft interesante, ndërkohë që Holanda duket mjaft e favorizuar për të shkuar në gjysmëfinale.

Grupi A

Zvicër – Çeki0-1

Portugali – Turqi2-0

Portugali – Çeki3-1

Turqi – Zvicër2-1

Zvicër – Portugali2-0

Çeki – Turqi2-3

Grupi B

Gjermani – Poloni2-0

Austri – Kroaci0-1

Kroaci – Gjermani2-1

Austri – Poloni1-1

Gjermani – Austri1-0

Kroaci – Poloni1-0

Grupi C

Francë – Rumani0-0

Itali – Holandë0-3

Itali – Rumani1-1

Holandë – Francë4-1

Holandë – Rumani2-0

Itali – Francë2-0

Grupi D

Spanjë – Rusi4-1

Greqi – Suedi0-2

Spanjë – Suedi2-1

Greqi – Rusi0-1

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›