E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda mposht Ganënnë Afrikë alarm për të

ROTERDAM - Holanda është skuadra që po tregon formën më të mirë gjatë ndeshjeve miqësore para Botërorit. Tulipanët fituan lehtësisht edhe miqësoren e dytë përballë Ganës, duke treguar se janë një ekip që mund të bëjë surprizën në Afrikën e Jugut. 4-1 për ekipin holandez përfundoi miqësorja e zhvilluar në Roterdam, ku protagonistë ishin sidomos mesfushorët. Shnajder apo Van Der Vart ishin në një shkallë më lart se të tjerët dhe të dy arritën të gjejnë golin në këtë takim. Por, edhe në Kupën e Botës 2010, duke mbrojtja ajo që shqetëson më shumë trajnerin Bert Van Marvijk. Ndaj Ganës, Van Bronkorst e Heitinga treguan disa momente pasigurie, ndërsa goli i vetëm i skuadrës afrikane ishte tërësisht gabim i dy mbrojtësve.
Ndërsa Holanda është gati për të zbarkuar në Afrikën e Jugut, një gazetë e këtij vendi shkruan se hoteli i kësaj kombëtareje është vënë nën shënjestrën e terroristëve. Gazeta afrikano-jugore shkruan se Fondacioni NEFA, që heton aktivitetin e terroristëve, ka paralajmëruar për planifikime sulmesh ndaj përfaqësueses holandeze dhe asaj të Danimarkës. Ekspertët e përgënjeshtruan këtë lajm, megjithatë drejtuesit e delegacionit holandez kanë bërë të ditur se i kanë marrë masat për t’u ruajtur nga sulmet e mundshme terroriste. Siguria është një nga problemet kryesore të Botërorit të Afrikës së Jugut, duke parë edhe kërcënimet e vazhdueshme të ardhura nga organizata terroriste.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›