Policia rrethonshtëpinë e Pezësreagon MTKRS

TIRANë- Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve reagon në lidhje me situatën e krijuar sot në shtëpinë e deputetit Dashamir Peza e cila u rrethua rreth orës 10:00 nga tre furgona policie.
Përmes një deklarate për shtyp, MTKRS sqaron se "me vendim të Këshillit të Ministrave shtëpia Muze e Konferencës së Pezës do t'i kthehet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare të Tiranës".
Sipas zëdhënëses së MTKRS, pretenduesve të pronës iu kërkua bashkëpunimi për lirimin e ambienteve, por deputeti i PS-së Dashamir Peza, tha se, monumenti në fjalë është në pronësi të tij.
“Ai nuk paraqiti asnjë dokument për të vërtetuar këto pretendime dhe nuk i lejoi specialistët përkatës të merrnin në administrim godinën. Për të penguar kryerjen e procedurave ligjore, deputeti Peza lejoi hyrjen e rreth 40 personave të moshës së tretë në banesë. Të gjendur në këtë situatë të ngarkuar artificialisht, u gjykua që marrja në dorëzim të bëhet pa përplasje dhe incidente të panevojshme” thekson MTKRS.
Ministria e Kulturës thotë se në vitin 2006, padrejtësisht ky objekt është futur në inventarin paraprak të objekteve shtetërore në varësi të Bashkisë së Tiranës, kur duhet të ishte regjistruar në inventarin e Komunës së Pezës.
MTKRS akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës për afera korruptive për të mbajtur prona jashtë juridiksionit të institucionit që ai drejton.
“Bashkia Tiranë pretendon që ka kërkuar të hiqet objekti nga lista e inventarit paraprak të pronave që në vitin 2006. Ndërkohë që në vitin 2006 padrejtësisht ky objekt është futur në inventarin paraprak të objekteve shtetërore në varësi të Bashkisë Tiranë, kur duhet të ishte rregjistruar në inventarin e komunës Pezë. Këtu qëndron edhe afera korruptive e Edi Ramës për të mbajtur prona shtetërore jashtë juridiksionit tërritorial të bashkisë” theksoi zëdhënësja e MTKRS.
(e.n/BalkanWeb)