E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazili fiton 3-0 nëmiqësoren me Zimbabven

BRAZIL- Brazili luajti miqësoren e parë në tokën afrikane, duke fituar 3-0 ndaj modestëve të Zimbabves. Trajneri Dunga pati bërë të ditur se e zgjodhi këtë kundërshtar jo për nivelin, por për faktin se u luajt në 1500 metra lartësi, në mënyrë që futbollistët të ambientoheshin me kushte të tilla. Lojtari i Lionit Mishel Bastos shënoi golin e parë në minutën e 41-të, ndërsa Robinjo dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë ishte Elano ai që e çoi rezultatin në 3-0 për 5 herë kampionët e botës. Ndeshja me Brazilin është pritur si një festë e vërtetë dhe si eventi më i madh i futbollit në historinë e Zimbabves. Pavarësisht humbjes, tifozët vendas kanë festuar si të ishin brazilianë, ndërsa ata kishin dalë për ta pritur kombëtaren e Dungës edhe në aeroport. Zimbabve është një vend që ka probleme edhe për pagimin e rrogave të mësuesve apo mjekëve, megjithatë ka paguar 1.8 milionë dollarë për t’u ndeshur me Brazilin, fonde që kryesisht janë gjetur nga donacione të korporatave.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›