E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda, sfida nr.4 e Oto Bariç

Trajneri i "padukshëm" i Kombëtares shqiptare, kroati Oto Baric dje shpalli zyrtarisht listën me 22 lojtarë të përfaqësueses kuqezi në sfidën e tretë të kualifikueseve, atë më të vështirën me Holandën e Marko Van Bastenit, ekipin e gjashtë më të mirë në Botë sipas renditjes së FIFA-s (Shqipëria renditet në të 75-tin). Kjo ndeshje është dhe sfida nr.4 e 74-vjecarit Oto Baric në dretimin e kombëtares shqiptare.
Në tre ndeshjet e para në drejtimin e Kombëtares shqiptare, Baric i ka provuar të tria rezultatet: Shqipëria fitoi San Marinon (3-0), barazoi me Bjellorusinë (2-2) dhe humbi më Rumaninë (2-0).
Natyrisht askush nuk pret teorikisht fitore me formacionin emergjent që ka ndërtuar Baric, por ajo që ne presim është shënimi i golit të nderit.
Por, kush do ta shënojë atë? Erjon Bogdani me asnjë gol në Serinë A, ashtu si Igli Tare. Më i suksesshmi nga sulmuesit e Kombëtares është Edmond Kapllani, 3 gola me Karlsruhen, por durrsaku shumë pak minuta e ka gjetur veten në lojë. Edhe Bekim Kastrati më së fundi ka ardhur te goli. Goleadori Hamdi Salihi (6 gola në kampionatin shqiptar), nuk është aktivizuar asnjë minutë. Besart Berisha është në debutimin e tij me përfaqësuesen dhe e shumta që mund të pritet është pak minuta aktivizim.
Franc Hoxha

Portierë:
1. Ilion Lika (Dinamo, Shqipëri) 14 ndeshje-0 gola
2. Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta, Qipro) 19-0

Mbrojtës
3. Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrianë) 12-0
4. Erion Xhafa (Dinamo, Shqipëri) 2-0
5. Arjan Pisha (Tirana, Shqipëri)2-0
6. Adrian Aliaj (Glad Solin, Kroaci)28-8
7. Nevil Dede (Tirana, Shqipëri) 15-0
8. Debatik Curri (Vorskla Poltava, Ukrianë)3-0
9. Tefik Osmani (Elbsani, Shqipëri)3-0

Mesfushorë:
10. Ervin Skela (Askoli, Itali) 41-8
11. Edvin Murati (Panseriakos, Greqi) 45-4
12. Devi Mukaj (Tirana, Shqipëri) 31-0
13. Altin Lala (Hanover 96, Gjermani) 52-3
14. Altin Haxhi (Ergotelis, Greqi)55-2
15. Besnik Hasi (Lokeren, Belgjikë)41-2
16. Ervin Bulku (Tirana, Shqipëri)1-0

Sulmuesë

17. Erion Bogdani (Siena, Itali) 33-7
18. Igli Tare (Lacio, Itali)66-10
19. Edmond Kapllani (Karlsruhe, Gjermani)11-0
20. Besart Berisha (Hamburg, Gjermani)0-0
21. Hamdi Salihi (Tirana, Shqipëri)1-0
22. Bekim Kastrati (E.Braunshvajg, Gjermani)3-0
Trajner Oto Baric

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›