Fundjavë stoli për shqiptarët e Serisë A

Parashikohet një fundjavë në stol për Bogdanin dhe Skelën, që luajnë në Serinë A, të paktën sipas formacioneve të mundshme të bëra të ditura dje nga burime të ndryshme mediatike në Itali. Kështu, për ndeshjen e madhe të formacionit toskan të Sienës, me Milanin sot në "San Siro", trajneri Bereta vazhdon t'i besojë dyshes Kieza Frik në sulm, ndërsa shqiptari shtatlartë, Erion Bogdani, i cili shënoi shënoi plot 11 gol sezonin e shkuar për skuadrën e tij, vazhdon të mbetet në stol dhe është midis 7 lojtarëve rezervë të Sienës për ndeshjen ndaj kuqezinjve milanezë.
Ndërkaq, ndonëse e ka filluar mirë sezonin e tij me Askolin, paraqitja e dobët që Skela bëri në ndeshjen e fundit, ka bërë që ai ta gjejë veten në stol për ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë sot në Friuli ndaj Udinezes. Vendin e vlonjatit të mesfushës së Kombëtares do ta marrë Delvekio, të cilin shqiptari e pati zëvendësuar në ndeshjen e fundit.
Lacio e Tares do të luajë sot në mbremje me Torinon në transfertë, teksa sërish sulmuesi shqiptar do ta nisë ndeshjen nga stoli edhe pse dha asistin e golit të fitores së Lacios kundër Atalantës (1-0).
Altin B. Kodra