Holanda, një ëndërr e keqe, apo një shpresë e madhe?

Nga Altin B.Kodra
Duke filluar nga e hëna, Kombëtarja kuqezi do të grumbullohet për atë që pa frikë mund të quhet ndeshja më e rëndësishme e saj në këto vitet e fundit. Jo për arsye se ne diskutojmë vendet e para të grupit apo kualifikimin, sepse, përpos që është ende herët për këtë, ne zakonisht e dimë përfundimin që tani. Por për shkak se përballë është një nga skuadrat më të mëdha të futbollit evropian dhe atij botëror, Holanda, e cila, përvec faktit se ka një brez të talentuar lojtarësh, përvec faktit se kryeson me pikë të plota grupin G, por edhe për faktin se në krye të pankinës portokalli është një legjendë e vërtetë e futbollit evropian dhe atij botëror, si Marko Van Basten. Një sfidë që kërkon maksimumin e impenjimit nga cilado skuadër e jo më nga Shqipëria, e cila, në 180 minutat e para të fushatës së eliminatoreve të Evropianit 2008, ka marrë vetëm një pikë, në atë barazim premtues, por që mbeti vetëm kaq, 2-2 me Bjellorusinë në Minsk. Dhe sikundër është bërë tashmë zakon, për të mirën e skuadrës, është vendosur që ajo të grumbullohet në Holandë, në një hotel me katër yje vetëm 15 kilometra larg Amsterdamit, që ofron kushte mjaft të mira stërvitore. Në fakt, tifozët kuqezi mbeten ende kuriozë për të parë një grumbullim 100% shqiptar të trajnerit Oto Baric, i cili, edhe fazën përgatitore për ndeshjen ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë, e zhvilloi në Gjermani dhe kuqezinjtë zhvilluan vetëm dy seanca stërvitore në tokë shqiptare për ndeshjen me rumunët. Duket se Federata Shqiptare e Futbollit nuk do të kursejë asgjë për të mirën e Kombëtares, madje fakti që ajo është gati t'i plotësojë trajnerit cdo tekë, të tilla si këto grumbullime të shtrenjta dhe me adresa të cuditshme, ka bërë që të rritet lista e kandidatëve potencialë që mund të zëvendësojnë Baricin në pankinën kuqezi në të ardhmen, dhe emrat që përmenden janë me të vërtetë prestigjiozë. Nejse, kjo pak rëndësi ka, ashtu sikundër ka pak rëndësi edhe fakti se vetëm një Zot (dhe dikush në FSHF) se sa do të jetë fatura financiare e këtij grumbullimi 10-ditor në Holandë, duke patur parasysh këtu se bëhet fjalë për një grup prej 30-40 vetësh, në një hotel cmimet e të cilit nisin në 100 Euro për dhomë, gjatë një periudhe prej 10 ditësh. Llogaritë mund t'i bëni edhe vetë. Ajo që të bën të të vijë keq, është fakti në ia vlen një sakfrificë e tillë për një vend si Shqipëria, ku rroga mesatare e një njeriu të thjeshtë luhatet rreth 15,000 lekëve të reja. E për më tepër, shtrohet pyetja a ia vlen një sakrificë e tillë për një ndeshje ku, gojët e liga, thonë që kuqezinjtë mund të munden me një epërsi golash që luhatet nga 3 deri 5 gola. Natyrisht që nuk i besojmë, e për më tepër, nuk duam t'i besojmë këtyre gojëve të liga. Sepse ajo është skuadra jonë përfaqësuese dhe kemi dëshirë të besojmë se ka ikur tashmë koha kur Shqipëria ishte një skuadër që shërbente për përmirësimin e golaverazhit të skuadrave të mëdha. Këtë duam të besojmë, ne, ndonëse ajo humbje 0-2 në Tiranë përballë Rumanisë, ishte një "X2"-sh i shëmtuar, të cilin nuk duam kurrsesi ta pranojmë si të vërtetë. Radhën tashmë e ka Holanda…