Holanda zgjohet ne feste, nje ndeshje larg Kupes
Ekipi finalist i Kupes se Botes, Holanda ka gjetur nje shtepi te re, ne “Sunnyside Park Hotel” te Johanesburgut. Tulipanet kishin bere pronotimet e tyre, deri me 5 korrik, sepse nuk kishin parashikuar qe te ishin ne finalen e 11 korrikut. Pasi prene nje bilete, per ne finale, jane nisur drejt Johanensburgut me mijera holandeze, ne mbeshtetje te ekipit te tyre. Fitorja e siguruar ndaj Brazilit, ne cerekfinale, i shtoi shanset e Holandes per te prekur finalen e trete ne histori dhe me 6 korrik ia doli, sipas parashikimeve, qe te eliminonte dhe Uruguain. Skuadra e Holandes fitoi ne gjysmefinale me rezultatin 3-2, ndaj Uruguait te Diego Forlan, dhe preu e para nje bilete ne finalen e Boterorit, qe i mungonte prej vitit 1978. Mbi 10 milione holandeze kane shijuar “live” suksesin e skuadres se tyre, ne finalet e Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010”. Festa ka vazhduar deri vone. Rruget dhe sheshet e Holandes jane mbushur me tifoze, te cilet brohorisnin arritjen e madhe te skuadres se tyre kombetare. Mediat holandeze i kane quajtur heronj te vertete lojtaret e ekipit te tyre. NE FINALE!” - shkruhej ne faqen e pare te gazetes me te madhe ne Holande, “Telegraaf” dhe po kjo gazete shtonte se simboli i kombetares se Holandes, ne keto finale ishte mesfushori, Arjen Roben. “Portokallinjte jane gati te na sjellin arin, ” - vazhdohej me tej. “Holanda ka pritur 32 vjet, per te luajtur ne nje finale te Boterorit. Ekipi i Holandes luajti ne finalen e Kupes se Botes se vitit 1978 dhe e humbi ate, ndaj Argjentines, por tani...” Van Bomel ka mbajtur mbi supe peshen kryesore te ekipit. - “Me ne fund, ikonat e futbollit cojne Holanden ne maje te botes.” Por nuk mjaftohej me kaq. - “Edhe nje fitore tjeter dhe Portokallinjte jane kampione”. Mediat holandeze i kane kujtuar botes se “trauma” pas dy finaleve te kaluara, me ‘1974 dhe ‘1978 ka kaluar dhe holandezet do te luajne finalen e trete me synimin per te ngritur trofeun me te lakmueshem te futbollit ne bote. “Portokallinjte bejne realitet endrren e holandezeve”. 35 vjecari, Xhovani van Brokost realizoi nje gol te shkelqyer, pas nje goditje nga 35 metra. Roben dhe Shnajder shenuan dy golat e tjere te triumfit te madh te Holandes, per te siguruar nje vend ne finalen e madhe te 11 korrikut.
A. Muraci