Topi Jabulani, NASA e ngarkon me “pergjegjesi”
NASA, nje kompani e njohur ne fushen e eurodinamikes zbuloi se shpejtesia e topit Jabulani ka arritur te preke norma te paparashikueshme. Topi arrin nje shpejtesi, deri ne 44 kilometra ne ore. Ky top merrte efekte te cuditshme gjate lojes dhe ishte i pakapshem per portieret, per shkak te trajektores anormale. Fakti se Afrika e Jugut ndodhet ne nje lartesi mbi 1 000 metra mbi nivelin e detit e ka bere edhe me te paparashikueshem trajektoren qe merrte topi. Keshtu, sipas studimit me te fundit gabimet e disa portiereve dhe te lojtareve te tjere kane ardhur per shkak se topi nuk ishte ai i zakonshmi. Lojtaret e kane pershkruar ate: nje top “horror”, dhe kane kritikuar FIFA-n qe e lejoi te perdorej ne finalet e Boterorit. Portieri i Anglise, Devid Xhejms ishte mes lojtareve te pare qe leshoi kritika te forta mbi topin e Boterorit, duke e pershkruar ate, si “anormal”. Kapiteni i Spanjes, Iker Kasiljas e pershkoi topin Jabulani si “te cuditshem ”, kurse Xhanluixhi Bufon, i cili udhehoqi Italine drejt triumfit te vitit 2006, shkon me tej dhe thote se topi e prishi lojen. - “Ishte e trishtueshme ne nje kompeticion kaq te rendesishem, sic ishte Kupa e Botes, te luhej me nje top “horror”” - theksoi Bufon.