E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda -Spanjes: Do t’iu shohim te dielen!

Golat e shenuar nga Xhovani Van Bronkorst, Uesli Shnaijder dhe Arjen Roben i siguruan
Holandes nje fitore te madhe, me rezultatin 3-2, ndaj ekipit te Uruguait. Sigurisht, Xhovani van Bronkost shenoi golin me te bukur te finaleve te Kupes se Botes. Nga nje distance e larget, rreth 35 metra larg portes, kapiteni i Holandes e dergoi topin ne rrjete. Mbrojtesi 35 vjecar pritet t’i jape lamtumire karrieres, pas ndeshjes finale te 11 korrikut. Para ndeshjes se dyte gjysmefinale te Kupes se Botes ka pasur komente te shumta se fitorja e Gjermanise ndaj Spanjes do te sillte serish ne finale dy ekipet qe diskutuan trofeun e vitit ‘74. Gjermanet mezi po e prisnin kualifikimin e skuadres se tyre, edhe per shkak te nostalgjise qe kishin per ndeshjen finale te 36 viteve me pare. Tabloidi Gjerman “Bild” i eshte pergjigjur fitores se Holandes ne gjysmefinale ndaj Uruguait, me kete titull: “Do t’iu shohim te dielen.” Van Bronkorst theksoi se finalja e 11 korrikut do te jete padyshim ngjarja me e bukur e jetes se tij dhe nuk shprehu interes per ekipi kundershtar. - “Nuk do te kete lote, vetem gezim. Finalja e Kupes se Botes do te jete ndeshja ime e fundit ne karriere. Nuk mund te kete gje me te bukur se kaq. Shpresoj qe ajo te jete gjithashtu edhe ndeshja me e bukur e jetes sime. Por edhe per te gjithe futbollistet e tjere te Holandes, ajo do te jete ndeshja e jetes,” - theksoi Xhovani van Bornkost. Do te jete e veshtire per ekipin e Holandes qe te pranoje humbjen ne finale. Holanda para finales konsiderohet “skuadra me e mire qe nuk e ka fituar asnjehere trofeun e Kupes se Botes.” Dhe kjo eshte nje arsye me shume pse duhet te triumfojne portokallinjte. Holanda ishte shume prane titullit, pas dy arritjeve ne dy finalet e kaluara, ‘74 dhe ‘78. Holanda para finales se 11 korrikut eshte nje ndeshje larg rekordit historik qe e ka arritur vetem Brazili ne finalet e ‘70. Ne rast triumfi brenda 90 minutave, skuadra e Bert Marvjik do te kurorezohet me titullin e pare kampion, por gjithashtu i fitoi te gjitha ndeshjet, pa qene nevoja per kohe shtese, apo per goditje nga pika e bardhe. Dhe ne rast se Xhovani van Bornkost do te shenoje serish ne finale, pse duhet thene pas ketij Boterori se Holanda nuk i perket me “Futbollit Total”.

Parashikimi i gabuar i Merkel
Kancelarja e Gjermanise, Angela Merkel parashikoi para ndeshjes se djeshme me Spanjen, se do te fitonte skuadra gjermane, me rezultatin 2-1. Merkel vleresoi Spanjen duke e cilesuar nje ekip te forte dhe tha se per Gjermanine e Joakim Levit ndeshja gjysmefinale do te ishte prova me e veshtire, para finales. Kancelarja parashikoi te njejtin rezultat edhe ne ndeshjen ndaj Argjentines, por skuadra gjermane e kaloi parashikimin e saj, duke realizuar nje fitore te thelle, 4-0.

I Sigurte dominimi evropian
Brazili mbrojti titullin e dyte ne Boterorin e vitit 1962, finale kur Kupa e Botes eshte alternuar me tej mes dy kontinenteve, Amerikes Latine dhe Evropes. Me 11 korrik ne Afriken e Jugut finalja do te diskutohet mes dy ekipeve evropiane. Do te jete hera e pare, qe nga Boterori i vitit 1954 kur titullin e fitoi Gjermania, qe kontinenti i Evropes do te dominoje mbi ekipet e kontinentit te Amerikes Latine. Sigurisht do te jete hera e pare per nje ekip evropian qe e fiton titullin jashte kontinentit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›