E Diel, 1 Nëntor 2026

Abramovic ndjek Torresin, por ngaterron qytet ne Afriken e Jugut

Pronari i Celsit, Roman Abramovic mberriti ne nje hotel te Kejp Taunit, me qellim per te ndjekur ndeshjet e fundit te Kupes se Botes, si dhe per te biseduar me disa lojtare, te cilet deshiron t’i bashkoje me Blute e Londres, gjate merkatos se veres. Interesant ishte fakti se Abramovic nuk e dinte se Spanja dhe Fernando Torres do te luanin ne Durban. Zyrtarizohet deri diku pas mberritjes se tij ne Afriken e Jugut interesimi i Celsit, per nje prej lojtareve me te mire ne bote. Torres nuk ka shenuar asnje gol deri tani, por pronari i Celsit ka vendosur te shohe nga afer, ne ndeshjen gjysmefinale ndaj Gjermanise, para se te pretendohet arritja e nje marreveshje. David Vila, lojtari i sulmit te Spanjes ka mundur te realizoje pese gola, por ai para Boterorit kishte zgjedhur ekipin e Barcelones.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›