Dabulla tek Tirana Me Nevilin nje fillim i ri

Mbrojtesi rrefen se nuk i trembet konkurrences. Bardheblute kane vazhduar pergatitjet ne prag te takimit kunder Beses.
Mbrojtesi Rezart Dabulla eshte rikthyer serish te Tirana. Pas nje periudhe nderprerjeje qendermbrojtesi eshte bashkuar me ekipin per tu stervitur ne kompleksin Skender Halili. Vete lojtari u shpreh se ndihej mire qe ishte serish pjese e 24 here kampioneve te vendit. I pyetur nga gazetaret per rikthimin ai u pergjigj Une ketu kam qene qesh.. Kam pasur disa probleme te miat te cilat nuk me kane lejuar qe te stervitesha. Megjithate tashme ato jane mbyllur dhe une do ti rikthehem punes serish. Kam folur me drejtuesit e klubit dhe me ardhjen e trajnerit te ri gjithcka eshte normale- u shpreh Dabulla. Me ardhjen e lojtarit shkon ne pese numri i futbollisteve qe luftojne per ne qender te mbrojtjes. Por kjo per Dabullen nuk perben asnje problem. Madje gjithcka eshte normale per nje klub si Tirana. Cfare problemi ka se jane pese futbolliste te cilet lufojne per nje vend titullari ne qender te mbrojtjes Rivaliteti ka qene gjithmone te Tirana. Pastaj une e kam mbajtur vendin me forcat e mia gjithmone. Do te punoj dhe do tia dal prape. Une se kam me mik vendin te Tirana- vazhdoi ai. Me pas futbollisti flet edhe per gjendjen aktuale te bardhebluve dhe ecurine ne kampionat. Tirana ka humbur pike qe nga nisja e kampionatit. Duhet qe te kishim fituar me shume. Megjithate me ardhjen e teknikut te ri gjerat do te rregullohen- shtoi qendermbrojtesi. Por Dabulla e ka te veshtire qe te flase konkretisht per probleme e bardhebluve. Nuk mund te them se ccfare problemesh ka Tirana. Une mund te flas duke i pare nga nje kendveshtrim i jashtem. Duhet qe te jesh ne brendesi per te paraqitur ato sic duhet. Keshtu qe me duhet ende pak kohe per e dhene nje mendim te sakte- perfundoi futbollisti.
Stervitja
Bardheblute kane vazhduar pergatitjet ne prag te takimit kunder Beses. Sfida e 24 here kampioneve te vendit do te zhvillohet ne transferte diten e hene. Stafi teknik po zhvillon nga dy seanca stervitore ne dite. Pas seances se mengjesit me karakter fizik lojtaret kane zhvilluar ate te pasdites rreth ores 14.30.
Ekipet zinxhir
Fusha e re e inauguruar nga kreu i UEFA-s Mishel Platini diten e marte dy dite me pare ka qene e mbipopulluar me skuadrat e grup-moshave te klubit bardheblu. Duke filluar qe nga ekipet e femijeve e deri te U-17 dhe U-19. Gjithe mbarevajtjen e procesit stervitor te ekipeve te moshave e ka ndjekur edhe shefi i klubit te Tiranes Rauf Dimraj.
Renditja pas javesh se 7-te
Pike
1. Dinamo 16
2. Skenderbeu 13
3. Flamurtari 13
4. Vllaznia 11
5. Laci 10
6. Teuta 9
7. Elbasani 9
8. Tirana 9
9. Shkumbini 8
10. Kastrioti 7
11. Bylis 4
12. Besa 4
Java e 8-te
Teuta-Elbasani
Besa-Tirana
Dinamo-Bylis
Flamurtari-Laci
Skenderbeu-Kastrioti
Shkumbini-Vllaznia