Salihi sheh nga stoli triumfin e Rapidit ne Sofje
Formacioni austriak i Rapidit te Vjenes ka marre dje tri pike te renda ne transferten e veshtire bullgare. Skuadra e drejtuar nga Peter Pakult ka mundur paster 2-0 ekipin e CSKA-se se Sofjes duke marre keshtu tri piket e para ne Ligen e Evropes. Ne grupin L skuadra e Hamdi Salihit ka rihapur luften per vendin e dyte me Beshiktashin u mund ne shtepi nga Porto qe kryeson tashme grupin pas tre takimeve me pike te plota. Per sa i perket takimit te zhvilluar ne kryeqytetin e Bullgarise duhet nenvizuar fakti se ekipi mik nga Vjena ka zoteruar lojen nga minuta e pare deri ne fund. Keshtu me Salihin te ulur ne stol per te gjithe 90-minuteshin skuadra e Vjenes ka gjetur golin me sulmuesin Vennegoor of Hesselink 28 dhe Hofmann 32.
Trajneri i Rapidit ne fushe ka hedhur Atdhe Nuhin. Sulmuesi me origjine shqiptare ka zene vendin e autorit te golit te pare ne minuten e 77-te te takimit.
Grupi L
Pike Nd.
1 Porto 9 3
2 Beshiktash 6 3
3 Rapid V. 3 3
4 CSKA S. 0 3