E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marca Runi largohet se kerkon shume

24-vjecari ne takimin Mancester - Bursaspor u kontestua rende nga fansat. Per Runin jane ne gare skuadra si elsi Siti dhe Reali.

Telenoveles Runi i eshte shtuar dje nje seri mjaft intriguese. Per kete mendoi prestigjiozja spanjolle Marca qe beri te ditur arsyen e vertete qe po nxit Runin te lere skuadren e Mancester Junaitidit. Sipas gazetes spanjolle sulmuesi i kombetares angleze qe shenoi vjet 26 gola ne 32 ndeshje te Premier Liges u ka kerkuar djajve te kuq qe te rishikojne rrogen e tij.

Ankandi

E perditshmja sportive spanjolle Marca shkruan se sulmuesi i ka kerkuar Junaitidit 14 milione euro ne sezon pra me shume sesa cmerr Kristiano Ronaldo tek Reali. Nderkohe qe tabloidi britanik Sun ve ne dukje oferten nentemilioneshe te Celsit. Pas bluve te Londres levizjen e radhes e kane bere edhe sheiket e Mancester Sitit. Sipas medieve britanike ata po pergatitin nje oferte. Pra me pak fjale te medhenjte e kontinentit evropian jane vene ne levizje per te siguruar sherbimet e 24-vjecarit anglez te Mancesterit. Nese ky i fundit vendos qe te qendroje ne ishull atehere alternativa Celsi per momentin duket me e favorizuar. Klubi i Abramovicit i ka vene lojtarit ne pjate nente milione euro plus bonuset. Ne kete menyre Karlo Anceloti mund te hedhe ne sulm dyshen e endrrave Drogba-Runi e cila te pakten ne aspektin fizik snjeh rivale ne te gjithe boten. Sun thekson se klubi nga Londra eshte per momentin me i favorizuari ne garen per Runin. Por ne dritare qendron edhe ekipi tjeter nga Mancesteri Siti i Roberto Mancinit. Sheiket qe kane ne pronesi klubin nga Eastlands ende skane bere oferte por po qendrojne ne pritje te zhvillimeve. Per tifozet e Sitit do te ishte e jashtezakonshme te shikonin ne sulm treshen Runi-Tevez-Baloteli.

Ser Aleksi dhe lopet

Ne konferencen per shtyp te mbajtur pas takimit Junaitid-Bursaspor Ser Aleks Ferguson kerkoi qe te mbylle gjithcka sipas menyres se tij Ajo cka ka me shume rendesi per ne eshte qe ti japim fund kesaj historie. Une nuk kam ndermend qe te kthejme kete histori ne nje telenovele. Une jam trajneri i nje klubi qe te dielen do te luaje per tri piket ndaj Stok Sitit. Per mua kjo eshte gjeja me e rendesishme. Te tjerat duhet ti hedhim pas kraheve me besoni. Me tej trajneri skocez me ironi filloi te shpjegonte ceshtjen Runi Shpeshhere na ndodh qe teksa shohim nje lope ne nje fushe te mendojme se eshte ajo qe kemi perballe eshte lopa me e bukur ne bote. Kjo qe po them eshte nje sjellje e vertetuar shkencerisht. Por ne realitet jo gjithmone eshte keshtu. Ndonjehere lopa qe ke perballe mund te jete edhe e jotja ose edhe me e keqe se e jotja. Por ajo cka dua te them eshte se disa lojtare mendojne se ne vendet e tjera ekzistojne skuadra shume here me te mira se ajo ku luajne. Por ne realitet shpeshhere nuk eshte keshtu.

25-vjetori e bashkon me familjen por e largon nga klubi

Kete fundjave Runi do te festoje 25-vjetorin e lindjes. Sipas tabloidit britanik The Sun sulmuesi i Mancesterit ka shpenzuar per festen qe do te organizoje dhjetera mijera sterlina. E gjithe ceremonia do te mbahet ne vilen e Runit qe i ka kushtuar lojtarit plot 4 milione sterlina. Nje burim anonim prane sulmuesit te kombetares se Anglise ka pohuar se ne kete feste do te marre pjese edhe e shoqja e lojtarit Kolin 24-vjecarja tashme duket se e ka falur te shoqin. Ne ftesen e madhe qe do te mbahet te dielen nuk do te jene prezente te gjithe shoket e skuadres se Runit te cilet do te luajne ndeshjen kunder Stok Sitit. Sipas The Sun Runi ka programuar te festoje edhe nje jave me vone ne Disney Land ditelindjen e pare te djalit te tij Kai.

Kontestimi i tifozeve

Ne takimin Mancester Junaidit - Bursaspor tifozet angleze edhe pse e pane Runin teksa ulej ne bankine nuk hezituan te fishkellenin. Ne shkallet e Teatrit te Eumlndrrave nje grup tifozesh te djajve te kuq kishin pergatitur dy banderola. Ne te paren shkruhej Whos the whore now Wayne Kush eshte prostituta tani Uejn ndersa ne te dyten lexohej Coleen forgave you. We wont Kolina te fali ndersa ne jo. Per menyren se si paralajmeroi largimin nga Mancesteri ka shume te pakenaqur edhe ne qytetet e tjera te Anglise. Keshtu Xhoan Roz 35-vjecarja eshte nje fanse e Mancesterit nga Bury tha Pas asaj qe beri ai duhet te ece me koken ulur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›