E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandë, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm

“ABC” thekson se arrestimet janë kryer me kërkesë të autoriteteve amerikane. Dy personat janë identifikuar si Nasser al Soofi nga Detroit i Miçiganit dhe Hazem al Murisi, vendbanimi i të cilit nuk është bërë publik. Sipas “ABC” Al Soofi është një qytetar i Jemenit.

Dy të dyshuarit morën një avion të United Airlines që u nis nga çikago dhe u ul në mëngjes në Amsterdam dhe sipas autoriteteve holandeze ata dyshohen për “organizimin e një sulmi terrorist”. Sipas informacioneve paraprake, një prej dy të dyshuarve, Al Soofi, ishte nisur çikago dhe në bagazhet e tij ishin gjetur ato çfarë autoritetet i quajtën si “bomba false”.

Autoritetet dyshojnë se ky mund të ishte një “udhëtim provë” në përgatitje të një atentati të vërtetë. Krishtlindjet e kaluara u arrestua një i ri nigerian i cili ishte nisur pikërisht nga aeroporti i Amsterdamit drejt Detroitit në Miçigan, me akuzën se u përpoq të kryente një atentat gjatë udhëtimit. 23-vjeçarit Umar Faruk Abdulmuttalab iu gjet një bombë artizanale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›