E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovaki, alarm për bombë në vendin e tragjedisë

Sipas botimit elektronik të sllovakes “Sme”, policia po heton një pako të dyshimtë që është zbuluar në zonën e tragjedisë së djeshme.

Alarmi se në pako ndodhet një bombë i është dhënë policisë nga një telefonatë anonime.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka bllokuar qarkullimin. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale për çarmatimin e mjeteve shpërthyese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›