QKR: Sistemi elektronik nuk mund të manipulohet
Kola iu përgjigj akuzave të Partisë Socialiste, sipas së cilës QKR ka ndryshuar statusin që zotërohet nga Namik Ajazi, bashkëshorti i ministres Majlinda Bregu.
Kreu i QKR-së deklaron se kompania e Namik Ajazit është në status "pezull" që nga tetori i vitit 2009, ndërsa konfirmoi se ky shtetas, është aksioner e administrator i kompanisë "M.I.A International".
Deputetja socialiste Olta Xhaçka deklaroi dje se ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka manipuluar të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, duke i ndërruar pas akuzave të bëra nga PS-ja, statusin e kompanisë që zotërohet nga bashkëshorti i saj.
Sipas PS-së, statusi aktiv i kompanisë që zotërohet nga bashkëshorti i saj është ndërruar me statusin “i pezulluar” vetëm në orët e fundit.