Holande betohet si president i Francës
Fransua Holande pritet të betohet sot si president i Francës. Ceremonia e inaugurimit fillon në orën 10.00 sipas kohës lokale ne Pallatin Elize.
Holande pritet pastaj të emërojë një kryeministër dhe menjëherë pas kësaj do të udhëtojë për në Gjermani për të biseduar mbi krizën e borxheve në Evropë.
Ai ka zhvilluar një fushatë, e cila është fokusuar në rritjen ekonomike në krahasim me masat shtrënguese, një politikë që shumë e shohin se do ta vërë kreun e ri francez në konflikt me Gjermaninë.
Zyrtarët gjermanë kanë theksuar nevojën që disa vende në eurozonë të zbatojnë masa drastike të kursimit dhe shpesh jopopullore në mënyrë që ekonomitë e tyre të përmbushin objektivin e eurozonës.