Holandë, liberalët fitojnë zgjedhjet parlamentare
Partia liberale e drejtuar nga ish-menaxheri, Mark Rutte ka arritur të fitojë dhjetë mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Kështu nga 150 vendet në parlamentin holandez ajo ka siguruar 31 prej tyre.
Menjëherë pas liberalëve të djathtë janë socialdemokratët, të cilët arritën të sigurojnë 30 vende.Forca e tretë politike u rëndit partia armiqësore ndaj islamit e populistit të djathtë Geert Wilders, e cila fitoi 24 vende në parlament.
Nga ana tjetër, disfatë të rëndë kanë pësuar kristiandemokratët e ish- Kryeministrit, Jan Peter Balkenende, të cilët kanë humbur mbi gjysmën e mandateve të deritanishme dhe mbeten forca e katërt politike me vetëm 21 vende në parlament.
Ish-Kryeministri Balkenende paralajmëroi dorëheqjen nga politika. Duke theksuar se këto rezultate kërkojnë marrjen e përgjegjësive politike Balkenende konfirmoi se do heqë dorë nga posti i kreut të partisë dhe se nuk do të shkojë në parlamentin e ri.