SHBA: 400 milionë dollarë për Gazën
Prononcimi i Presidentit Obama erdhi pas bisedimeve me Presidentin e autoritetit palestinez, Mahmut Abas në Shtëpinë e Bardhë.
Paratë do të përdoren për ndërtime vendbanimesh, shkolla, për ujësjellësa dhe në kujdesin shëndetësor.
Obama e quajti situatën në Gaza “të paqëndrueshme”, dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë së bashku me aleatët evropianë, Egjiptin dhe Izraelin për të gjetur një strukturë të re konceptuale për bllokadën izraelite në Gaza.
“Ne jemi dakord që Izraeli ka të drejtë të mos lejojë hyrjen e armëve në Gaza”, tha Obama duke shtuar se duhet të gjenden mekanizma të ri që mundësojnë mbërritjen e më shumë të mirave në atë territor. Zgjidhja e vetme afatgjatë është “një shtet Palestinez krah-për-krah me Izraelin e sigurt”, tha Obama.