E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhat viziton Kinën, nuk takon udhëheqësit

Ahmadinexhat po zhvillon në Shangai një vizitë që përkon me ''ditën e Iranit'', teksa nuk është parashikuar ndonjë vizitë në Pekin për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me drejtuesit e shtetit kinez.

Kina, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, votoi dje sanksionet ushtarake dhe financiare kundër Iranit.

Irani nga ana tjetër reagoi duke u shprehur i surprizuar nga partneri i tij kryesor ekonomik dhe tregtar.

Shefi iranian i organizatës për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi, kritikoi ashpër Kinën për miratimin e kësaj rezolute. "Jam surprizuar nga Kina që (...) pranoi dominimin e SHBA-së'', deklaroi Salehi duke theksuar se ky qëndrim do të ketë pasoja në botën myslimane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›