E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anglia me “nerva”Kapelo e kap me mediat

LONDER- Trajneri Fabio Kapelo i habiti disa nga fotografët dhe kameramanët që kërkonin të filmonin zonën e grumbullimit të kombëtares angleze. Italiani, i bezdisur nga prania e njerëzve të medias, u ka kujtuar atyre që ta përqendrojnë vëmendjen vetëm nga ajo çfarë ndodh në fushë dhe jo të merren me pjesën e hotelit, ku futbollistët duhet të kenë privatësinë e tyre.

Një moment që natyrisht nuk u ka pëlqyer fotografëve dhe kameramanëve, ndërsa kjo ka qenë një konfirmim se në shtëpinë angleze është një periudhë nervash. Kjo nisi me Uejn Runin dy ditë më parë, duke lëshuar sharje të rënda ndaj një arbitri afrikano-jugor që gjykoi miqësoren me Platinum Stars.

Sot, ka qenë radha e Kapelos për të treguar mungesën e qetësisë te “Tre Luanët”. Siç tregohet në foto, Kapelo është tepër i inatosur me njerëzit e medias, duke iu ulëritur atyre që të qëndrojnë larg ambienteve private ku është grumbulluar ekipi kombëtar i Anglisë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›