E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reuters BE-ja se shpejti hap dialogun per viza me Prishtinen

Reuters citon disa zyrtare te Bashkimit Evropian te kene argumentuar se sa me shpejt fillon te hapet dialogu per viza aq me mire pasi Kosova ka nevoje te inkurajohet per te filluar bisedimet e rendesishme me Serbine per ceshtje praktike

Ne javet e ardhshme ose me se largu deri ne fund te vitit Bashkimi Evropian do te hape dialogun per viza me Prishtinen. Keshtu thuhet ne nje analize te agjencise Reuters kushtuar raporteve te BE-se me Kosoven.

Vizat

Hapja e ketij dialogu per viza do te ishte nje inkurajim i madh per qeverine e Kosoves dhe nje sinjal i forte se vendi eshte i vendosur fuqishem ne binaret e integrimit ne BE. Reuters citon disa zyrtare te Bashkimit Evropian te kene argumentuar se sa me shpejt fillon te hapet dialogu per viza aq me mire pasi Kosova ka nevoje te inkurajohet per te filluar bisedimet e rendesishme me Serbine per ceshtje praktike.

Ndonese Beogradi dhe Prishtina jane pajtuar per fillimin e bisedimeve ende asnjera pale nuk ka bere ndonje levizje ne drejtim te fillimit te takimeve formale. Reuters shkruan ne analizen e vet se disa diplomate evropiane kerkojne me ngulm hapjen e dialogut per viza me Kosoven sepse sic thone ata mund te ndodhe qe politikanet e Kosoves te kushtezojne fillimin e bisedimeve me Serbine me nisjen e dialogut per viza me Bashkimin Evropian.

Brukseli

Ndonese Kosova eshte nje vend i vogel dhe i varfer prej 2 milione banoresh ajo mund te jete celesi i stabilitetit ne rajon i cili ka qene i perfshire per disa dekada nga konfliktet etnike.

Ne teresi Brukseli ka nje politike te qarte ndaj Kosoves. Ai thote se Prishtina mund te behet anetare e BE por vetem kur te permbushe kushtet. Ajo qe per Bashkimin Evropian paraqet shqetesim te shtuar eshte migracioni i paligjshem.

Ndonese Kosova eshte nje vend i vogel me nje popullsi prej rreth 2 milione qytetaret e saj tashme perbejne grupin e peste me te madh te azilkerkuesve ne BE. Sidoqofte shkruan Reuters shtyrja e dialogut per viza me Kosoven nga ana e Bashkimit Evropian do te perbente nje turp.

Pese vende kunder

Eurodeputetja Ulrike Lunacek pret qe shume shpejt te filloje dialogu per liberalizimin e vizave me Kosoven.

Ne nje interviste per Radio Kosoven Lunacek thote se pengese per kete proces jane pese vendet anetare te BE-se qe nuk e kane njohur ende Kosoven.

Komisioni Evropian do te duhej se shpejti te hape procesin e bisedimeve per liberalizimin e vizave edhe per banoret e Kosoves tha Lunacek e cila vleresoi se jashte ketij procesi nuk mund te mbetet vetem Kosova.

Une gjithmone argumentoj se perderisa Serbia ka perfituar ne liberalizimin e vizave ne tetor mendoj se edhe Kosova duhet te kete dialog per kete proces ne te njejten kohe... ky eshte qendrimi im dhe ne kete rruge deshirojne te ecin edhe disa te tjere ne Komision - theksoi ajo.

Lunacek pranon se ka hezitime ne institucionet e BE-se per shkak te disa problemeve te brendshme sidomos ne Keshillin Evropian por thekson nevojen e angazhimit te Kosoves qe te sensibilizojne qytetaret se cka do te thote liberalizim i vizave.

Do te ishte mire qe Qeveria ne Kosove kur une ti takoj ata te thote se kane krijuar miqesi me vendet qe kane liberalizim te vizave. Ata duhet tu tregojne qytetareve se cka do te thote liberalizim i vizave. Liberalizim i vizave do te thote udhetim i lire pa viza per tre muaj dhe asgje tjeter - theksoi eurodeputetja Lunacek.

Lunacek tha se ne BE nuk ekziston me kerkesa per azil prandaj vizat nuk jane per ate qellim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›