Valon Behrami jashtë fushave deri në muajin nëntor

Futbollisti i Lacios, shqiptari Valon Behrami do të jetë i gatshëm për klubin e tij vetëm në fillim të muajit nëntor.
Për 21-vjecarin e Kombëtares zviceriane, specialisti zvicerian Rolf Biedert, që kreu dhe operacionin ka urdhëruar për 60 ditë pushim. Behrami vuan nga një dëmtim qysh prej muajit maj.