E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten 50-60 talebanë

Rreth 60 talebanë janë vrarë të martën gjatë sulmeve të trupave afgane dhe të NATO-s në Afganistan. Një zëdhënës i qeverisë afgane ka theksuar se talebanët se janë vrarë gjatë një sulmi nga kryengritësit në një bazë në krahinën lindore të Afganistanit, afër kufirit me Pakistanin.

Forca Ndihmëse e Sigurisë Ndërkombëtare, që udhëhiqet nga NATO, ka konfirmuar se ka pasur një sulm mbi një bazë në provincën lindore Paktika.

Muklis Afgan, një zëdhënës i guvernatorit të Paktikës, ka thënë se numri i luftëtarëve talebanë të vrarë është mes të 50 dhe 60 persona
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›