Holland-Obama takohen më 18 maj, diskutime për Afganistanin
Presidenti i ri i Francës Fransua Holland dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të zhvillojnë bisedime dypalëshe më 18 maj.
Lajmi është bërë me dije nga Zëdhënësi i Holland, Pierr Moskovici, i cili tha se ka se takimi do të mbahet herët në mëngjes, para nisjes së samitit të G8-ës, në Kemp Dejvid.
Obama është një nga udhëheqësit e parë që i ka telefonuar Holland për t`i uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale të Francës.
Njëra nga temat e bisedimeve të tyre pritet të jetë koha e tërheqjes së trupave të koalicionit të NATO-s nga Afganistani.
Holland është zotuar se do të tërheqë ushtarët francezë në fund të këtij viti, para afatit të paraparë në vitin 2014.